Lajme
Osmani: Forca jonë e Sigurisë është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë
Demokracia
19:26 | 27 Nëntor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë, në kërkim të paqes, lirisë dhe drejtësisë.

Osmani përmes një postimi në Facebook në ditën e Forcës, ka thënë se dita e ushtrisë sonë i paraprinë festës së 28 Nëntorit, daljes së parë të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari.

“Forca jonë e Sigurisë është ndërtuar mbi sakrificën e brezave të tërë, në kërkim të paqes, lirisë dhe drejtësisë. Dita e ushtrisë sonë i paraprinë festës së 28 Nëntorit, daljes së parë të UÇK-së dhe ditëlindjes së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Liria dhe Ushtria jonë, janë meritë edhe e këtyre ngjarjeve historike. Sot, i nderojmë të arriturat e ushtrisë tonë moderne dhe gjithëpërfshirëse, e cila është kontribuuese aktive e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, përkrah partnerëve tanë në NATO”, ka shkruar Osmani.

Ajo tutje ka thënë se më të vërtetë është një moment krenarie shënimi i Ditës së Forcës bashkë me gratë dhe burrat tanë në uniformë.

Të ngjashme