Lajme
Raportohet se ka vdekur ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei
Demokracia
16:11 | 26 Nëntor 2022

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme i Bjellorusisë, Vladimir Makei, raportohet se ka vdekur në moshën 64-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e kryediplomatit bjellorus e raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Beta, ndërsa e citoi edhe agjencia “Reuters”.

Makei e mbante pozitën e shefit të kësaj ministrie që nga viti 2012.

Vdekja e ministrit bjellorus u njoftua nga sekretari për shtyp i Ministrisë së Jashtme, Anatoly Glaza. Ai nuk e tregoi shkaktarin e vdekjes.

Makei më parë kishte shërbyer si kolonel në forcat e armatosura të Bjellorusisë e Rusisë.

Bjellorusia ka luajtur rol aktiv në përkrahje të Rusisë gjatë luftës në Ukrainë nën pushtetin e presidentit autoritar, Aleksander Lukashenko.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025