Lajme
Drejtoresha e Arsimit në Gjilan që nuk di të shkruaj shqip, ia mbledh mësimdhënëset ministres Haxhiu
Demokracia
12:49 | 26 Nëntor 2022

Share:

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri, e cila e nisi me skandale detyrën e saj të re, tani ia ka nisur të merret edhe me agjendën e ministres Albulena Haxhiu.

Demiri në një e-mail që e ka siguruar Demokracia.com, i ka obliguar mësimdhënëset gra të Gjilanit që të marrin pjesë në një takim me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, i cili organizohet si pjesë e fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës në Baza Gjinore.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në takim me Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Baza Gjinore. Takimi do të mbahet më datë 26 nëntor 2022, nga ora 12:00, në Teatrin e Qytetit”, thuhet në e-mail, në të cilën po ashtu bëhet e ditur se ardhja është obligative.

Drejtoresha e Arsimit e emëruar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, erdhi në këtë pozitë pak ditë pasi ai shkarkoi ish-drejtoreshën për shkak të aferës së nepotizmit në konkursin ku u punësuan shumë familjarë të zyrtarëve të VV-së.

Megjithatë edhe vetë drejtoresha e re e arsimit e kishte nisur keq, duke dëshmuar që nuk dine as të shkruante. Pak orë pasi ishte emëruar në këtë post, Albana Demiri publikoi në Facebook një status me dhjetëra gabime drejtshkrimore dhe logjike.

Për më shumë shihni foton e mëposhtme, ku janë nënvizuar gabimet e saj të shumta në statusin e saj të parë si drejtoreshë, të cilin e fshiu më vonë./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

Drejtoresha e re e Arsimit në Gjilan nga radhët e VV-së nuk di të shkruajë

Të ngjashme