Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Tunizi-Australi, e vlefshme për Kampionatin Botëror.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0:1 për australianët.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 24-të të ndeshjes nga Duke, që realizoi bukur me kokë.
Më pas, Tunizia pati një iniciativë të lehtë, teksa prodhoi dy raste shumë të mira shënimi, por pa e arritur cakun.