Sport
Holanda e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Ekuadorit
Demokracia
17:54 | 25 Nëntor 2022

Share:

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Holandës dhe Ekuadorit në Kupën e Botës “Katar 2022”.

45 minutat e parë janë mbyllur me rezultatin minimal 1:0, në favor të “Tulipanëve”.

Cody Gakpo ishte autori i golit të vetëm. Sulmuesi i PSV Eindhovenit shënoi në minutën e gjashtë.

Ekuadorianët ia dolën të shënonin në fundin e pjesës së parë, por goli i tyre u anulua për pozitë jashtë loje.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e dytë në Grupin A.

Ndeshja mes Holandës dhe Ekuadorit është duke u zhvilluar në stadiumin “Khalifa International” të Dohas.

Të ngjashme