Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, që ishte sipas Vuçiqit kushti i tyre i dytë, përveç të parit që të mos ketë ndëshkime të shoferëve të veturave që bartin targat KM.
Ai tentoi të arsyetohet duke thënë se ri-regjistrimi i targave KM po rrjedh krejt normal, dhe se për këtë nuk ka kurrfarë problemi.
Duke folur për propozimin e BE-së për marrëveshjen përfundimtare, ai theksoi se Serbia “ka vijat e saj të kuqe”.
“Ne themi se nuk e duam Kosovën në Kombet e Bashkuara, atëherë çfarë – a do të na bombardoni, të na kërcënoni me sanksione, çfarë”, tha Vuçiq në konferencën e përbashkët me kreun e liderëve serbë të Bosnjës, Millorad Dodik.