Sport
Sa përfitojnë gjyqtarët e Kupës së Botës për një ndeshje?
Demokracia
22:08 | 23 Nëntor 2022

Share:

Gjyqtarët kanë një ndër rolet më kryesore gjatë ndeshjeve të Botërorit, ndërsa është zbuluar se sa paguhen ata për një ndeshje në Kampionatin Botëror.

Arbitri kryesor do të shpërblehet me rreth 5 mijë euro për lojë në fazën e grupeve dhe 10 mijë euro për çdo ndeshje që drejton në play-off.

Në rastin e linjave dhe gjyqtarit të katërt të çdo ndeshje, fitimet e tyre janë gjysma, pra 2 mijë e 500 dhe 5 mijë secili në çdo fazë.

VAR është një tjetër element i rëndësishëm i Kupës së Botës. Teknologjia tashmë është aplikuar në Rusi dhe shfaqet sërish në Katar.

Gjyqtarët e tyre do të fitojnë 3 mijë euro për ndeshje të fazës së grupeve dhe 5 mijë për çdo ndeshje në të cilën marrin pjesë pasi të kalojnë atë kufi./Demokracia.com/

Të ngjashme