Lajme
Zvicra zgjat për tre vjet misionin e Ushtrisë së Zvicrës në KFOR
Demokracia
17:14 | 23 Nëntor 2022

Share:

Këshilli Federal i Zvicrës dëshiron ta zgjasë edhe për tri vjet të tjera misionin e Ushtrisë së Zvicrës në Kosovë, deri në fund të vitit 2026.

Të mërkurën, këshilli më i lartë ekzekutiv i shtetit ia kaloi Kuvendit të Zvicrës këtë propozim, shkruan mediumi zviceran Watson.ch.

Qeveria e Zvicrës dëshiron gjithashtu të fitojë të drejtën që të rrisë kontigjentin zviceran në KFOR.

Situata në Kosovë aktualisht është stabile, por ende e karakterizuar me luhatje, thuhet në deklaratën e Këshillit Federal të Zvicrës.

NATO-ja dëshiron të vazhdojë misionin e KFOR-it për sa kohë që marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk janë të normalizuara mes dy palëve.

Të ngjashme