Lojtarët e Gjermanisë mbajtën gojën mbyllur me dorë gjatë fotografisë së përbashkët para ndeshjes me Japoninë në Kupën e Botës.
Arsyeja e këtij veprimi nga lojtarët gjermanë ishte për shkak se FIFA i ndaloi kombëtareve të mbanin shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit në mbështetje të komunitetit LGBT, shkruan Demokracia.com.
Në një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Tëitter, kombëtarja gjermane njoftoi: “Nuk ishte për të bërë një deklaratë politike – të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Kjo duhet të merret si e mirëqenë, por ende nuk është kështu. pse ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne”.
Ata shtuan: “Të na mohosh shiritin është njësoj si të na mohosh zërin. Ne i qëndrojmë qëndrimit tonë.
“Ne donim të përdornim shiritin e kapitenit tonë për të mbajtur një qëndrim për vlerat që mbajmë në ekipin kombëtar të Gjermanisë: diversitetin dhe respektin reciprok. Së bashku me kombet e tjera, ne donim që zëri ynë të dëgjohej”./Demokracia.com/
It wasn’t about making a political statement – human rights are non-negotiable. That should be taken for granted, but it still isn’t the case. That’s why this message is so important to us.
Denying us the armband is the same as denying us a voice. We stand by our position. pic.twitter.com/tiQKuE4XV7
— Germany (@DFB_Team_EN) November 23, 2022