Lajme
Lëndohen katër persona në një aksident trafiku në aksin rrugor Milot-Lezhë
Demokracia
07:09 | 23 Nëntor 2022

Share:

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në aksin rrugor Milot-Lezhë, në vendin e quajtur si kryqëzimi i Rrilës.

Në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura.

Sipas burimeve nga spitali i Lezhës dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Pritet që njëri prej të lënduarve të niset drejt spitalit të traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar./Euronews.al

Të ngjashme