Kanadaja ka njoftuar sanksione të reja kundër administratës së presidentit bjellorus Alexander Lukashenko për mbështetjen e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Ministria e Jashtme e vendit ka njoftuar se do të sanksionojë 22 zyrtarë të tjerë bjellorusë, si dhe 16 kompani bjelloruse të përfshira në prodhimin ushtarak, teknologjinë, inxhinierinë, bankën dhe transportin hekurudhor.
Njoftohet se, në mesin e të sanksionuarëve përfshihen edhe disa që ishin “bashkëpunëtorë në stacionimin dhe transportin e personelit dhe pajisjeve ushtarake ruse të përfshirë në pushtimin e Ukrainës”.
Në një deklaratë, ministrja e Jashtme kanadeze Mélanie Joly akuzoi regjimin e Lukashenkos se ka “lënë territorin e tij të shërbejë si një pikënisje për sulmet skandaloze të Rusisë kundër Ukrainës”.
Globale / Sulmet ruse shkaktuan dëme “kolosale” në objektet e prodhimit të energjisë në Ukrainë
Më tej ajo tha se, duke vepruar kështu, Bjellorusia “po mundësonte shkeljet e të drejtave të njeriut të regjimit rus në vende të tilla si Bucha, Izium dhe Mariupol dhe po kontribuonte në dhimbjen dhe vuajtjen e miliona njerëzve në mbarë globin që ka rezultuar nga armatizimi i ushqimit dhe energjisë nga Presidenti Putin”.