Humbja 2-1 e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në Kupën e Botës i ka kushtuar një tifozi të futbollit me 160 mijë dollarë, raporton DailyMail, transmeton Demokracia.com.
Arabia Saudite triumfoi 1:2 ndaj Argjentinës në takimin e vlefshëm për Grupit C në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Kompania australiane e basteve TAB ka konfirmuar se një klient i tyre ka vënë bast 160 mijë dollarë për fitoren e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite, e cila është 48 vende pas Messit dhe të tjerëve në renditjen botërore të FIFA-s.
Argjentina realizoi tre gola në pjesën e parë, por fatin e keq të tyre dhe të tifozit në fjalë ata u anuluan për pozitë jashtë loje.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi i cili po merr pjesë në Kupën e tij të pestë të Botës këtë vit, zhbllokoi rezultatin nga 12 minutave për Argjentinën nga penalltia, goli i të cilit nuk mjaftoi në fund.
Saleh Alshehri barazoi në minutën e 48-të, përpara se Salem Aldaësarit shënoi golin e përmbysjes nga një kënd i vështirë.
Reprezentacioni i Arabisë Saudite njëherit ia shkaktoi disfatën e parë Argjentinës pas 43 ndeshjeve./Demokracia.com/