Ukraina do ta thërrasë ambasadorin hungarez për të biseduar lidhur me kryeministrin Viktor Orban, cili shkoi në një ndeshje futbolli i veshur me një shall që përshkruante disa territore ukrainase si pjesë e Hungarisë, tha të martën Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Mediat ukrainase treguan imazhe të Orbanit duke takuar një futbollist hungarez i veshur me një shall, për të cilin mediumi “Ukrainska Pravda” tha se e përshkruante një hartë të “Hungarisë së Madhe” duke përfshirë territorin që tani është pjesë e shteteve fqinje të Austrisë, Sllovakisë, Rumanisë, Kroacisë, Serbisë dhe Ukrainës.
“Promovimi i ideve të revizionizmit në Hungari nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve ukrainaso-hungareze dhe nuk përputhet me parimet e politikës evropiane,” shkroi në Facebook, zëdhënësi i ministrisë ukrainase, Oleg Nikolenko.
Nikolenko tha se Ukraina donte një kërkim falje dhe një kundërshtim të çdo pretendimi hungarez në territorin ukrainas, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.