Lajme
Bora zbardh Korçën 
Demokracia
11:33 | 22 Nëntor 2022

Share:

Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur sot qarkun e Korçës, qytetin juglindor.

Këto pamje vijnë nga zonat më të larta malore si Mali i Thatë, Mokra dhe fshati Shtyllë në Bashkinë e Korçës.

Nuk paraqiten problematika për shkak se reshjet e borës kanë qenë jo në formë të dendur, shkruan Euronews.

Edhe fshati turistik i Dardhës mbrëmjen e djeshme është prekur disa minuta nga bora.

Temperaturat ditën e sotme shënojnë 9 gradë maksimale dhe 4 minimalja, ndërkohë që ditën e premte pritet që temperaturat të shkojnë nën zero.

Të ngjashme