Analistja, Zana Avdiu, ka reaguar lidhur me vendimin që ka marrë Qeveria mbrëmë për shtyrjen e afatit për gjobitje për targa ilegale në vend.
Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se edhe VV është bërë Qeveri e territ pasiqë vendimet i merr pas orës 12 të natës.
Avdiu, tutje ka thënë se nuk mund të qendrosh në pushtet duke bërë drama e kriza, miëpo vetëm duke bëtë punë.
Në anën tjetër, Avdiu me kritika ndaj Kurtit tha se duhet që të degjohet Amerika me kohë, ndonëse poashtu tha se ai ka harruar Ministrinë e Shëndëtësisë që është përfshirë nga vërshimet.
“Miremengjesi kryeminister, miremengjesi Kosove!”, përfundon statusi i saj.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë vendim që ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobitjen e qytetarëve që kanë targa ilegale në vetura. Para kësaj, kryeministri Albin Kurti për tetë orë mbajti takim me presidentin e Serbisë, me ndërmjetësimin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell, në Bruksel, por nuk u arrit asnjë marrëveshje.