Lajme
Ekzekutimet e dyshuara në Ukrainë, SHBA: Po e monitorojmë situatën, ligjet e luftës te respektohen nga të dyja palët
Demokracia
23:30 | 21 Nëntor 2022

Share:

E dërguara e Uashingtonit për krimet e luftës ka bërë të ditur sot se SHBA po monitoron pretendimet se forcat ukrainase janë duke ekzekutuar trupat ruse. Sipas tij, të gjitha palët duhet të përballen me pasoja nëse kryejnë abuzime në konflikt.

Të premten, ministria ruse e mbrojtjes citoi video që qarkullonin në mediat sociale që dyshohet se tregonin ushtarë ukrainas duke ekzekutuar të burgosur rusë të luftës.

“Ne padyshim që po e ndjekim nga afër,” u tha gazetarëve Beth Van Schaack, ambasadorja e përgjithshme e SHBA-ve për drejtësinë penale globale, gjatë një konference telefonike.

“Është me të vërtetë e rëndësishme të theksohet se ligjet e luftës zbatohen për të gjitha palët në mënyrë të barabartë: si shtetin agresor ashtu edhe shtetin mbrojtës dhe kjo është në masë të barabartë,” tha ajo, duke shtuar se “të gjitha palët në konflikt duhet t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar ose përballen me pasojat”.

Në videot e përmendura, shihen ata që thuhet të jenë ushtarë rusë të shtrirë në tokë pasi me sa duket u dorëzuan para se të bien breshëritë automatike dhe në të shfaqen rreth 12 trupa. /abcnews.al/

Të ngjashme