Lajme
Stoltenberg flet me Borrellin për targat: Jemi të zhgënjyer, NATO mbetet vigjilente
Demokracia
19:51 | 21 Nëntor 2022

Share:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se ka folur me Shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas mosmarrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me targat e automjeteve.

Stoltenberg përmes një postimi në Twitter ka shkruar se janë të zhgënjyer lidhur me mos arritjen e një marrëveshjeje.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka bërë thirrje që të shmanget përshkallëzimi.

“Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. @NATO_KFOR
mbeten vigjilentë”, ka shkruar ai. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme