Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se mediat serbe po raportojnë rrejshëm që ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në Mitrovicë të Jugut, saktësisht në Belvedere.
“Mos u bini pas dezinformatave dhe propagandës së tyre”, ka shkruar Vela në Twitter.
Ai po ashtu ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë.
Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për targat, të hënën në Bruksel.
Sipas vendimit të Qeverisë nga sonte do të pasojë me fazën e dytë të vendimit të shkallëzuar tqë do të jetë gjobitja.
🚨 #Serbia’s pro-government media are falsely reporting that Minister Sveçla is at Belvedere.
Do not fall for their disinformation and propaganda. #Kosovo institutions are committed to maintain a peaceful and safe environment for all. pic.twitter.com/JcK36gQ2dd
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 21, 2022