Këngëtari kolumbian, Maluma është larguar nga një intervistë e drejtpërdrejtë televizive pasi reporteri sugjeroi nëse i ka penguar abuzimeve i të drejtave të njeriut në Katar për të pranuar ftesën për të performuar në Kupën e Botës.
Gjatë një transmetimi në televizionin publik izraelit, Maluma u pyet: “A nuk keni problem me shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë vend?”.
Ai u përgjigj se ishte diçka që nuk mund ta zgjidhte, duke shtuar se kishte ardhur për të “shijuar jetën, për të shijuar futbollin”.
https://www.youtube.com/watch?v=jAfOtd_Q7KA
Me insistimin e prezantuesi për t’i dhënë një përgjigje më konkrete, Maluma tha se nuk e sheh të arsyeshme të përgjigjet teksa u ngrit dhe la intervistën në gjysmë.
Kujtojmë që emra të mëdhenj të muzikës si Dua Lipa dhe Shakira kanë refuzuar ofertën për të performuar në ceremoninë e hapjes së botërorit në Katar.
Ylli latin përndryshe së bashku me Nicki Minaj dhe Myriam Fares kanë realizuar “Tukoh Taka,” himni zyrtar i Kupës së Botës “Katar 2022”.