Lajme
Lojërat e Vuçiq me aleatët e Kosovës: Amerika po përpiqet ta bindë Kurtin, Gjermanisë nuk i besoj aspak
Demokracia
13:17 | 20 Nëntor 2022

Share:

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të dielën se beson që Amerika po përpiqet ta bindë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për ta arritur një marrëveshje, për dallim nga BE-ja.

“Sa për këta të tjerët nuk kam fare besim aspak kur është fjala për Kosovën siç është rasti me gjermanët. Siç e dini, ata janë investuesit më të mëdhenj te ne, më pëlqen të punoj me ta, por kur bëhet fjalë për Kosovën e Metohinë, nuk u besoj asnjë fjale që thonë, nuk i kemi aleatë politikë” tha Vuçiq.

Duke folur për Britaninë e Madhe, Vuçiq thotë se dërguari special i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka bërë një deklaratë të saktë që duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Si aleatin më të fortë politik, Prishtina i ka gjermanët, natyrisht edhe të tjerët dhe anglezët, amerikanët, italianët, francezët dhe ne mund të llogarisim në veten tonë dhe kjo sepse askush nuk na bëri shtet përveç vetes tonë”, theksoi ai.

 

Të ngjashme