Lajme
Ky është 64-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Fushë Kosovë
Demokracia
09:11 | 20 Nëntor 2022

Share:

Bislim Brahimi nga qyteti i Skenderajt, është 64-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës.

Brahimi derisa ishte duke punuar në një objekt, ka marrë lëndime të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.

Personi është lënduar gjatë kryerjes së punimeve të objektit “BNT” në Bresje të Fushë Kosovës.

Sipas burimeve të Insajderit, viktima ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.

Në vendin e ngjarjes, kanë reaguar Njësitet e Policisë si dhe Ambulanca.

Ndërsa, mjeku kujdestar pas intervenimit ka konstatuar vdekjen e personit.

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.

Të ngjashme