Lajme
Punëtori vdes në vendin e tij të punës në Fushë Kosovë
Demokracia
08:24 | 20 Nëntor 2022

Share:

Një punëtor është rrëzuar teksa po kryente punime në Bresje të Fushë Kosovës dhe si pasojë e lëndimeve të rënda trupore ka vdekur.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti është duke u hetuar dhe është hapur si “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 19.11.2022 – 08:55. Raportohet se, deri sa ishin duke u kryer disa punime, dyshohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar./Demokracia.com/

Të ngjashme