Lajme
Shefi i EULEX-it e komandanti i KFOR-it vizitojnë veriun
Demokracia
16:49 | 19 Nëntor 2022

Share:

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se ishte për një shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Wigemark tha se pas shëtitjes pinë një kafe të këndshme në Mitrovicën e Veriut.

“EULEX-i dhe KFOR-i janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të reaguesit të sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Wigemark, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot gjatë ditës trupat të EULEX-it janë parë në veri të vendit duke patrulluar, pasi atje tashmë kanë dhënë dorëheqje pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025