Lajme
MITROVICË| Grabiti një institucion mikrofinanciar, arrestohet i dyshuari
Demokracia
14:54 | 19 Nëntor 2022

Share:

Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar edhe një person të dyshuar për veprën penale Grabitje të ndodhur një ditë më parë në Mitrovicë.

Si rezultat i hetimeve të vazhdueshme lidhur me veprën penale Grabitje të ndodhur një ditë më parë në Mitrovicë, hetuesit policor kanë identifikuar dhe kanë arrestuar edhe një person të dyshuar i involvuar në veprën penale grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit S. M., 37 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, thuhet në njoftim.

Të ngjashme