Lajme
E mitura e raportuar e zhdukur në Mitrovicë, dyshohet se u sulmua seksualisht
Demokracia
09:34 | 19 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Një vajzë e mitur e cila më 1 nëntor është raportuar e zhdukur, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

“SULM SEKSUAL/Mitrovicë 01.11.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e mitur e cila ishte e raportuar person i zhdukur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 30 Prill 2024