Institucioni mikrofinanciar “Iute Credit”, të cilit i është marrë licenca nga Banka Qendrore e Kosovës, e kishte dërguar Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në shkurt të 2020’së.
Por, sot Iute Credit humbi betejën në Gjykatën e Arbitrazhit kundër Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Sokol Havolli, ish zëvendës i Gurvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Havolli i cili udhëhoqi ekipin mbrojtës të Kosovës, ka thënë se ia shpëtuan Kosovës 30 milionë euro dhe i mbrojtjen qytetarët nga abuzimi financiar. /Demokracia.com/