Lifestyle
​Keni metabolizëm të shpejtë apo të ngadaltë
Demokracia
15:38 | 18 Nëntor 2022

Share:

Një metabolizëm i shpejtë do të thotë që substancat ushqimore shpërbëhen shpejt për të siguruar energji të mjafteshme që qelizat ta përdorin për të kryer punë. Ky është procesi me anë të të cilit makromolekulat biologjike si sheqernat zbërthehen për të lëshuar energji përmes një sërë reaksionesh enzimatike.

Njerëzit mund të kenë një metabolizëm të shpejtë për shkak të gjenetikës së tyre. Disa ilaçe stimuluese mund të përshpejtojnë metabolizmin e një personi, sepse ato përshpejtojnë sistemin nervor. Por ato janë shumë të rrezikshme pasi mund të shkaktojnë sulme në zemër dhe njerëzit shpesh harrojnë të hanë ose të flenë.

Një normë jashtëzakonisht e shpejtë metabolike mund të jetë gjithashtu një shenjë e një lloj anormaliteti fizik si hipertiroidizmi. Hipertiroidizmi është gjendja në të cilën sekretohen shumë hormone tiroidale duke shkaktuar një rritje të shkallës metabolike.

Kjo shfaqet me shenja të caktuara si nervozizëm, rrahje të parregullta dhe të shpejta të zemrës dhe humbje peshe. Një metabolizëm i ngadaltë do të thotë që substancat shpërbëhen ngadalë për të siguruar energji për qelizat.

Shumë faktorë ndikojnë në shkallën metabolike të një personi dhe një prej tyre është thjesht plakja. Në përgjithësi, metabolizmi i një personi ngadalësohet me kalimin e moshës. Kjo është një arsye pse shumë njerëz fillojnë të fitojnë më shumë peshë pas moshës 40 vjeçare. Ndryshimet hormonale mund të jenë gjithashtu një tjetër arsye për një metabolizëm të ngadaltë, dhe në disa raste, këto ndryshime janë normale siç ndodh me menopauzën. Një ritëm i ngadaltë i metabolizmit mund të shkaktohet edhe nga disa medikamente të tilla si ato kundër konvulsioneve.

Në disa raste, një gjendje patologjike mund të jetë shkaku i një metabolizmi jashtëzakonisht të ngadaltë. Nëse gjendra juaj tiroide prodhon shumë pak hormone, ky është një problem shëndetsor që shkakton ngadalësim të metabolizmit. Kjo gjendje quhet ndryshe hipotiroidizëm. Sindroma e Cushing-ut është një sëmundje tjetër që mund të shkaktojë një ritëm metabolik jashtëzakonisht të ngadaltë sepse ndikon tek hormonet në trup.

Simptoma më e dukshme e një metabolizmi të ngadaltë është se personi shton peshë, por gjithashtu mund të ndjehet i ngadalësuar dhe flokët mund të bëhen të brishtë dhe të thatë. Një person me një metabolizëm shumë të ngadaltë jo vetëm që shton peshë, por gjithashtu shpesh ndihet i ngadalësuar dhe i plogësht.

Një metabolizëm i shpejtë do të thotë se shkalla me të cilën molekulat shpërbëhen në trup për të siguruar energji është e shpejtë. Gjenetika dhe ilaçet mund të ndikojnë në shkallën metabolike të njeriut, me stimulues që përshpejtojnë metabolizmin ose e ngadalsojnë atë. Problemet shëndetsore që lidhen me gjëndrën tiroide gjithashtu ndikojnë në normat metabolike të njerëzve.

Të ngjashme