Lajme
Veriu i Kosovës në duart e bandave kriminale, Osmani, Kurti e Konjufca shkelin ligjin me “shëtitje” nëpër Evropë
Demokracia
12:55 | 18 Nëntor 2022

Share:

Tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, aktualisht nuk gjenden në Kosovë. Dy të parët janë në vizitë zyrtare, përderisa i treti në një aktivitet partiak në Gjermani (së paku sipas njoftimit nga Lëvizja Vetëvendosje).

Vjosa Osmani aktualisht ndodhet në Vjenë të Austrisë, ku po merr pjesë në 100-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Paneuropa në Vjenë.

E, Albin Kurti, shef i Qeverisë, po merr pjesë në një vizitë zyrtare në Estoni, shkruan Gazeta Blic.

Por, për dallim nga Osmani e Kurti, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, që njëherit është edhe nënkryetar i partisë që udhëheq me shtetin, Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sot dhe nesër do të jetë në Gjermani në disa aktivitete me bashkatdhetarët atje.

Njoftim zyrtar nga Kuvendi i Kosovës për udhëtimin e Konjufcës nuk ka pasur deri tani, por që këta e ka bërë të ditur partia që përfaqëson, Lëvizja Vetëvendosje.

Por, çka ndodh nëse tre krerët e shtetit janë njëkohësisht jashtë vendit dhe cilat janë procedurat?

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në Ligjin për Protokollin e Shtetit.

 

Të ngjashme