Prokuroria italiane ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për 52 vjeçarin shqiptar Gëzim Alla, i cili në 18 prill të vitit të kaluar vrau me çekiç gruan e tij Dorina Alla.
Seanca gjyqësore u mbajt në gjykatën e Asocimit në Romë për më shumë se dy orë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u krye brenda shtëpisë së bashkëshortëve, ndërsa fëmijët e tyre ndodheshin të mbyllur në dhomën e gjumit.
Ka qenë vetë 52 vjeçari ai i cili ka lajmëruar karabinierët për krimin e kryer dhe më pas është vetëdorëzuar, shkruajnë mediat italiane.
Familja shqiptare jetonte në Itali prej vitit 2017 dhe kishin dy fëmijë një vajzë 13 vjeçare dhe një djalë 9 vjeçar. Autori i vrasjes, Gëzim Alla punonte si murator, ndërsa fqinjët i përshkruan si një familje që nuk kishin konflikte.