Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, majtistët që ndodhen në krye të Qeverisë, i shtetëzuan terminalet doganore.
Hoti përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se shpenzimet e terminaleve doganore nuk i paguajnë bizneset, por qytetarët përmes taksave.
“Shihni buxhetin e Doganës së Kosovës për 2023 dhe dy vitet në vijim: 9.1 mil euro do të shpenzohen për renovim të terminaleve doganore. Këto janë taksa të qytetarëve”, është shprehur Hoti.
Sipas Hotit, me një vlerësim prej 400-500 mijë euro për ndërtimin e një çerdheje, kjo shumë do të mund të shkonte në ndërtimin e 20 çerdheve për fëmijë./demokracia.com
Postimi i plotë i Avdullah Hotit: