Lajme
Aktivistja shqiptare: Krasniqi me përmbledhje të saktë për marrëdhëniet me SHBA-në, Kosova ka nevojë për kryeministër të ri
Demokracia
21:53 | 17 Nëntor 2022

Share:

Aktivistja shqiptare që jeton në Gjermani, Malbora Gurra e ka analizuar intervistën e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhënë sonte për “Zërin e Amerikës”.

Në një postim në llogarinë e saj në facebook, Gurra thotë se deklarata e Krasniqit në “Zërin e Amerikës ishte përmbledhje shumë e saktë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Por na duhet ne vallë në të tilla raste një sugjerim nga ana e Amerikës për vazhdimësinë dhe zbatimin e marrëveshjeve ose me shkurt ‘çështje teneqesh’? Kaq poshtë ka rënë niveli i politikës në Kosovë?”, pyet ajo.

Tutje ajo sërish pyet se pse kaq shumë vitesh luftë dhe pavarësisë së fituar me gjak ka nevojë Kosova të marr sugjerime të këtij niveli?

“Mendoj se Kosova ka nevojë për njerëz të denjë që të kontribuojnë në vazhdimësi për zhvillimin e saj, veçanërisht në diplomaci! Kosova ka nevojë për një kryeministër dhe qeveri të re”, ka shkruar Gurra në fund. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme