Lajme
Aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës, 5 persona të lënduar
Demokracia
19:54 | 17 Nëntor 2022

Share:

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti sonte në Lluzhan të Podujevës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka bërë të ditur për KosovaPress se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme