Sport
Dy ndeshje do të zhvillohen në xhiron e parë të Ligës Unike
Demokracia
17:42 | 16 Nëntor 2022

Share:

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e parë në Ligën Unike te meshkujt, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Në këtë garë garojnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria, duke bërë që gara për trofeun e çmuar të jetë shumë interesante.

Do të zhvillohen gjithsej 14 xhiro, me sistem vajtje-ardhje. Më pas katër skuadrat e para në renditje do të luajnë në “Play-off” për titullin e kampionit.

Peja si kampione synon mbrojtjen e titullit, trofe që e duan edhe skuadrat tjera. Në fakt, Peja-Ponte Prizreni e hapi edicionin e ri, ku prizrenasit ia shkaktuan humbjen e parë pejanëve në këtë edicion 75:81.

Peja në xhiron e parë do të përballet me Kamzën, kurse Apolonia do të takohet me Ponte Prizrenin.

Ndeshjet Golden Eagle Ylli-Tirana Neptun dhe Trepça-Teuta janë shtyrë për më vonë.

Liga Unike-Java 1

E mërkurë

18:00 Kamza – Peja

E enjte

17:00 Apolonia – Ponte Prizreni./Demokracia.com/

Të ngjashme