Sport
Hyseni vazhdon të heshtë, ende s’ka datë kur përfundojnë punimet në stadium, e premtoi fiks dy muaj më parë
Demokracia
17:57 | 15 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni kishte premtuar se me datën 15 shtator të këtij viti do të tregonte kohën dhe datën kur përfundojnë punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Megjithatë, Hyseni vazhdon të heshtë teksa po kalon edhe muaji i dytë i afatit kur do ta tregonte atë.

“Me datën 15 të këtij muaji do të vije ministri në vizitë. Në konferencë do t’i tregojmë kohën dhe afatet kur kryhen punimet. Unë nuk gënjej publikisht”, kishte thënë Alban Hyseni në Kanal10 më 11 shtator, shkruan portali lokal AnamoravaOnline.

Punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan kanë nisur vite më parë, por finalizimi duket të jetë shumë larg.

Kujtojmë se Drita dhe Gjilani ditë më parë zhvilluan derbin pa praninë e tifozerive, për shkak se stadiumi me bari sintetik nuk plotëson kushtet.

Të ngjashme