Lajme
Avdullah Hoti: Ne do të kujdesemi që VV të mos vijë kurrë në pushtet
Demokracia
15:55 | 23 Janar 2021

Share:

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se kjo parti do të kujdeset që të mos vijë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, e cila sipas tij kërcënon e shantazhon.

Kështu deklaroi Hoti gjatë një takimi të partisë së tij në Pejë, raporton Demokracia.com

Hoti mes tjerash në këtë takim ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje “i ka rënë në qafë KQZ-së”, si institucion i pavarur.

“Të tjerët e kanë ëndërr atë sepse s’flet askush me ta, sepse ata diskomunikohen sepse mundohen ta cenojnë rendin demokratik në vend. Veç janë duke e pa një imazh të mundësisë pushtet, dhe s’kanë për ta parë, ju garantoj. Veç me atë imazh që u del para syve natën, të mundësisë për pushtet, i kanë rënë në qaf KQZ-së si institucion i pavarur e duan të çmenden, e kërcënojnë, shantazhojnë e s’lënë gjë pa bë. S’e meritojnë të vijnë këta në pushtet. Kurrë asnjëherë. Edhe ne kemi me u kujdes që këta të mos vijnë në pushtet”, ka thënë ai.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet që të mbahen më 14 shkurt./Demokracia.com

Të ngjashme