Lajme
Kishin lënë takim për të “zgjidhur” problemet| Policia ua prish planet nxënësve të shkollave në kryeqytet, arreston 11 prej tyre
Demokracia
15:07 | 15 Nëntor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka parandaluar një konflikt mes nxënësve të dy shkollave në kryeqytet. Ata kishin lënë takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje, por që Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 11 persona.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet.Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave.  Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tha më tej se vlerësojnë lart, kontributin e secilit qytetar dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtejmë. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative.

Të ngjashme