Duke qenë ndër personazhet më të pëlqyera të ekranit, Luana Vjollca nuk heziton të vë në plan të parë dukjen e saj në postimet që i bën në rrjetet sociale.
Moderatorja e bukur ndiqet nga më shumë se dy milionë fansa në Instagram, profilin e zgjedhur për imazhet që tregojnë hiret e saj.
Ajo është rikthyer me emision të ri një tjetër televizion shqiptar dhe fansat e saj e kanë mirëpritur pas pauzës që kishte bërë.
Në vazhdën e publikimeve në rrjetet sociale, gjatë të hënës, Luana i ka publikuar disa fotografi me veshjen nga emisioni, në të cilat shfaqet me fustan të zi të shkurtër që tregon figurën e admiruar trupore.
Mirëpo vëmendje të madhe ka marrë thënia, të cilën bukuroshja e ka zgjedhur në përshkrimin e këtyre imazheve.
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, është thënia e zgjedhur për këto fotografi.
View this post on Instagram
Nuk dihet nëse është kjo një kundërpërgjigje virtuale ndaj ironizimit të aluduar të aktori dhe moderatori, Donald Veshaj.
Më herët është spekuluar se komiku që u bë i popullarizuar për publikun e gjerë me pjesëmarrjen në ‘Big Brother VIP’, kishte ironizuar me Luanën përmes një postimi në InstaStory.
Ai citohej të ketë thënë: “Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, që aludohej të kishte të bënte me falënderimin që shprehu moderatorja ndaj publikut për mirëpritjen e emisionit.
View this post on Instagram
Ka pasur fansa që e kanë etiketuar Donaldin, derisa nuk ka munguar një koment i Beatrix Ramosajt: “Vajzë, tregoju si bëhet!”.