Lajme
Mbi një e treta e lokaleve dhe restoranteve në Britani reduktojnë orarin e punës për të kursyer energji
Demokracia
20:52 | 14 Nëntor 2022

Share:

Më shumë se një e treta e lokaleve dhe restoranteve në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkurtuar orët e punës në tre muajt e fundit për të frenuar në këtë mënyrë kostot në rritje të energjisë, njofton Zyra për Statistikat Kombëtare.

Rreth 6% e lokaleve, kafeneve dhe dhe restoranteve kanë vendosur të mbyllin aktivitetin dy ditë shtesë në javë, ndërsa 7% kanë vendosur të mbyllin aktivitetin një ditë më shumë, ndërsa 21 për qind kanë reduktuar orët e punës, por jo numrin e ditëve që funksionojnë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Statistikave Kombëtare.

Muajin e kaluar, organi tregtar UKHospitality tha se më shumë se një e treta e sektorit do të jetë në prag falimentimi në fillim të vitit të ardhshëm për shkak të rritjes së faturave të energjisë, si dhe rënies së shpenzimeve të konsumatorëve.

Të ngjashme