Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka gjetur një arsye për të udhëtuar jashtë vendit.
Zyra e saj ka njoftuar se Gërvalla ka udhëtuar për në Berlin ku do të marrë pjesë në kongresin e tetë botëror kundër dënimit me vdekje.
Siç njofton MPJD, gjatë punimeve të kongresit, Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh.
Në këtë kongres do të marrin pjesë ministra, organizata ndërkombëtare, akademikë, dhe institucione të të drejtave të njeriut.
Kongresi i tetë botëror kundër dënimit me vdekje do të mbahet nga 15-18 nëntor në Berlin të Gjermanisë, nën patronatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe me bashkë-sponsorizim nga Bashkimi Evropian, Franca dhe Zvicra./Demokracia.com/