Sigal Prishtina ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit Burim Marajt, shkruan Demokracia.com.
Klubi më i trofeshëm i basketbollit në Kosovë ka bërë të ditur se Maraj është dorëhequr për arsye personale nga pozita e të parit të klubit.
“Për arsye personale, sot kryetari i klubit z. Burim Maraj dha dorëheqje nga pozita e të parit të bardhekaltërve. Burimi, e pranoi klubin në një moment të vështirë post-pandemik, dhe me kontributin e pashoq, arriti që të arrijë progres të madh në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në klub”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Lajmin e parë për dorëheqje e bëri vetë Maraj nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.
“Pas pothuajse dy viteve në krye të klubit më të mirë në botë, e për afro 3 dekadave si lojtar dhe anëtar i tij, duke tejkaluar shumë sfida dhe përjetuar shumë kënaqësi, për arsye personale që lidhen me angazhimet e mia të reja, sot kërkova nga bordi i klubit të më liroj nga pozita e kryetarit”, ka shkruar Maraj. Ai ishte ne krye të Sigal Prishtinës për dy vite.
Kujtojmë se ditë më parë edhe tifogrupi i Prishtinës “Plisat” kanë reaguar ashpër në lidhje me situatën te Sigal Prishtina. Ata kanë kërkuar që klubi të jetë në dorën e atyre që e janë “të etur për suksese sikurse para disa viteve”./Demokracia.com/