Lajme
Erdogan: Një grua luajti rol në shpërthimin e së dielës në Stamboll
Demokracia
19:00 | 13 Nëntor 2022

Share:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se informacionet fillestare tregojnë se një grua ka luajtur rol në shpërthimin që ndodhi të dielën në Taksim të Stambollit, raporton Reuters.

Derisa njoftoi për numrin e viktimave që ka shkuar në gjashtë, Erdogan ka thënë se ngjarja e së dielës “mban erë terrorizëm”.

“Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot ashtu si dje dhe si do të dështojnë sërish nesër. Njerëzit tanë mund të jenë të sigurt se fajtorët pas sulmit do të ndëshkohen ashtu siç e meritojnë,” tha ai në një konferencë pas shpërthimit.

I pari i Turqisë shtoi se do të ishte e gabuar nëse thuhet se nuk ka dyshime se ajo çfarë ka ngjarë të dielën është sulm terrorist, mirëpo informacionet fillestare të dërgojnë në këto rezultate.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, ku përveç gjashtë viktimave edhe 53 persona kanë mbetur të lënduar.

Të ngjashme