Lajme
Deklarohet Nol Nushi, tregon pse u arrestua nga policia
Demokracia
18:12 | 12 Nëntor 2022

Share:

Nol Nushi, anëtari i Partisë Social Demokrate, është arrestuar sot nga Policia.

Ai ka thënë se Policia nuk i ka paraqitur flet-arrest, por ka thënë se është njoftuar më pas se arrestimi i tij ka ndodhur për një çështje të vitit 2016.

“Nuk e di për cilën lëndë, më gjasë ndonjë që lidhet me protestat sa kam qenë në Lëvizjen Vetëvendosje. Më ndalën midis rruge, nuk e di nëse kanë qenë duke më përcjell, apo më kanë pa rastësisht”, ka thënë Nushi për Gazetën Insajderi.

Ai ka treguar se ka qëndruar rreth dy orë në Polici, në stacionin policor-jug, derisa ka njoftuar se atij i është ndaluar edhe letërnjoftimi.

“Policia më tha se duhet të paraqitem në Gjykatë, por mu nuk më ka ardhur asnjë ftesë për ndonjë seanca. Do të shoh gjatë javës se për cilën çështje bëhet fjalë”, tha tutje anëtari i PSD-së.

Të ngjashme