Lajme
Varianti britanik i koronavirusit dominon në SHBA
Demokracia
17:01 | 08 Prill 2021

Share:

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) thotë se varianti B. 1. 1. 7. i koronavirusit, i diktuar për herë të parë në Britani në dhjetor të vitit të kaluar, është bërë varianti dominant i infeksioneve në Amerikë.

Agjencia federale për parandalimin e sëmundjeve CDC e kishte parashikuar që në janar se ky variant do të dominonte nga muaji mars ndër infeksionet e reja pasi është më ngjitës se varianti origjinal.

“Virusi ende na ka nën kontroll, pasi vazhdon të infektojë dhe kërcënojë shëndetin e popullatës. Duhet të jemi vigjilentë,” tha drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky gjatë një seance informimi dje në Shtëpinë e Bardhë, shkruan voa.

Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës kapërcyen shifrën e 30 milionë personave të diagnostikuar në total me koronavirus, nga të cilët sëmundja ka shkaktuar vdekjen e mbi 559 mijë vetëve. Me këto shifra, SHBA-të kryesojnë në të dyja kategoritë në shkallë globale./Demokracia.com/

Të ngjashme