Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një automjeti transportues dhe një motoçiklete në Pejë, ku si pasojë ka vdekur një person.
Përmes një komunikate Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se personi që ka mbetur i vdekur është ai që voziste motoçikletën.
“Ju informojmë se sot me datën 12 nёntor 2022, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Beteja e Loxhёs” nё Pejё Në këtë aksident ishin tё përfshira njё (1) automjet transportues (kombi) dhe njё (1) Motoçikletё. Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njëjti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete”, thuhet në komunikatë.
Policia ka njoftuar më tej se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje./Demokracia.com/
LEXO EDHE: