Lajme
Raporti i Dick Martyt, Rama publikon foton: Berisha takoi të besuarin e Putin 1 muaj para votës kundër Kosovës
Demokracia
10:52 | 12 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Shqipëri Edi Rama ka shpërndarë një fotografi të shtunën, ku ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me përfaqësuesit e Vladimir Putinit.

Rama në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruan se pritja që i ka bërë në vitin 2010, përfaqësuesit rus, Kostantin Kosachev është vlerësuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha si “shumë e rëndësishme”.

Sipas Ramës, ky takim ka ndodhur “një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg”.

“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata”, shprehet Rama.

 

Të ngjashme