Një veturë dhe një kamion janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht te “Parku i Biznesit” në fshatin Koreticë.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai tha më tej se nuk ka persona të lënduar.
“Në ora 15:39 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një kamion e një veturë). Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi.
Më tej ai tha se policia është marrë me aksidentin./Demokracia.com/
LEXO EDHE: