Lajme
FOTO| Aksident trafiku te “Parku i Biznesit”
Demokracia
16:34 | 11 Nëntor 2022

Share:

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht te “Parku i Biznesit”.

Lexues të Demokracia.com ka dërguar fotografi në adresë të redaksisë në të cilën shihet një veturë që ka pësuar dëme materiale. Mirëpo nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në fotografi shihet po ashtu që Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje.

Demokracia.com ka kontaktuar Policinë për të marrë detaje lidhur me aksidentin, mirëpo deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje./Demokracia.com/

Të ngjashme