Intervista
Krasniqi tregon për takimet që do t`i ketë gjatë vizitës në SHBA
Demokracia
15:10 | 11 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhënë detaje për vizitën në SHBA që do ta realizojë javën e ardhshme.

Në një intervistë për KosovaPress, ai ka thënë se atje do të takohet me përfaqësuesi të Kongresit dhe Senatit.

“Javën e ardhshme unë do të realizoj një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uashington dhe Nju Jork. Po ashtu edhe në Bruskel, ku do të filloj vizitën fillimisht të hënën dhe të martën. Takimet në Bruksel i kam të përqëndruara me një sërë euro-parlamentarë, po ashtu do të takojë edhe ndërmjetësin e dialogun, Miroslav Lajçak. Më pas do të vazhdojë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku për tri ditë rresht në Uashington DC do të takojë përfaqësues të ndryshëm në Kongres në dy dhomat, Senat dhe Dhomën e Përfaqësueseve. Po ashtu do të takohem edhe me të deleguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pastaj do të kem takim në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, ka thënë ai.

I pari i PDK-së është shprehur i shqetësuar me raportet Kosovë-SHBA.

“Konsideroj tepër të rëndësishme këtë vizitë, veçanërisht në kohën që po ndodh. Vërtet është shqetësim i madh fakti që tashmë duket sheshazi që raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë një goditje nga qasja dhe sjellja e Qeverisë Kurti. Unë atje do të shpreh qëndrimet e PDK-së sa i përket zhvillimeve aktuale politike në vend dhe rajonin tonë. Por pa dyshim se interesat dhe objektivat kryesore të Kosovës do të jenë si pikë kryesore e diskutimeve që ne do të kemi”, është shprehur Krasniqi.

Të ngjashme