Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar në Facebook, për takimin e Kurtit në Elysee me Presidentin francez Emmanuel Macron.
Sipas Çitakut, Kurti po mburret me ftesat ku marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve.
Sipas nënkryetarës së PDK-së, kjo i bije sikur ambasadorët të mburren me ftesat që iu bëhen për festat e fundvitit
Postimi i plotë i Çitakut:
“Për herë të tretë brenda dy viteve ne Elysee, tha Kryeministri me mburrje.
Kryeministër, dy nga këto tri herë kanë qenë pritje për të gjithë udhëheqësit e shteteve (përfshirë Vucicin) si pjesë e konferencave ndërkombëtare.
Si Ambasadore psh, kjo i bie sikur me i numru e me u mburrë me kartolinat e ftesat për festat e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, që ju shkojnë me automatizëm të gjitha misioneve diplomatike.
Sinqerisht, për keqardhje.”