Lajme
Përdhunimi i 71-vjeçares në Skenderaj, Policia arreston të dyshuarin
Demokracia
19:27 | 10 Nëntor 2022

Share:

Një person është arrestuar lidhur me rastin që u raportua para disa ditësh në Skenderaj.

Kjo u konfirmuar për Klankosova nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Është arrestuar një person lidhur me rastin e dhunimit që u raportua në Skenderaj. Jemi në fazën e hetimit dhe nuk mund të japim më shumë detaj”, tha Zahiti.

Dyshohet se në rastin që ndodhi në fillim të muajit nëntor, për dy ditë ishte dhunuar një grua e moshës 71-vjeçare.

Të ngjashme